Aktualitet

Arrestimi i bossit të kriptomonedhave, avokatja: Pas seancës do kryhet ekstradimi, i skadoi viza

Avokatja ajo ka treguar se dëbimi do kryhet pasi Faruk Ozer i kishte skaduar viza. 

2 Shtator 2022, 09:47 Nga A.B
Arrestimi i bossit të kriptomonedhave, avokatja: Pas seancës do kryhet
Faruk Ozer

TIRANË- Avokatja e Faruk Ozer ka bërë të ditur për mediat se ekstradimi i turkut do të kryhet pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore. Po ashtu, ajo ka treguar se dëbimi do kryhet pasi Ozer i kishte skaduar viza për të qënduar në Shqipëri. 

'Pas seancës së sotme do të kryhet ekstradimi. Kishte leje për të qëndruar në Shqipëri. Mund të merret vendimi për dëbim se i kishte skaduar viza. Vendimi i i autoriteteve shqiptare është ende i paqartë.'- ka deklaruar avokatja. 

Turku fshihej në Shqipëri ndërsa arrestimi i tij u krye më 30 gusht në një hotel në jug të vendit. Ai jetonte më parë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, në një banesë me qira. 

Turku Özer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol. Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia në 20 prill 2021 dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit. Bordi i Hetimit të Krimeve Financiare (MASAK) përcaktoi shumën e vjedhur nga i riu në plot 356 milionë lira. Sipas pretendimeve, shuma që ai ka marrë është 2 miliardë dollarë. Si rezultat i hetimeve të hapura, Özer u kërkua një dënim me burg deri në 40 vjet për 3 krime.

arrestohet faruk ozer faruk ozer

Sondazh

Poll