Sport

Fitorja e tretë radhazi për Ten Hag, Man.United shkëlqen ndaj Leicester

Manchester United merr fitoren e tretë radhazi. Këtë herë ekipi drejtuar nga Ten Hag fiton ndaj Leicester me shifrat 0-1.

1 Shtator 2022, 23:57 Nga DOSJA

Fitorja e tretë radhazi për Ten Hag, Man.United shkëlqen ndaj

ANGLI- Manchester United merr fitoren e tretë radhazi. Këtë herë ekipi drejtuar nga Ten Hag fiton ndaj Leicester me shifrat 0-1. Në minutën e 23', një gabim në rinisjen e lojës nga vendasit u shfrytëzua më së miri nga Rashford, që nxori të lirë Sanchon, i cili nuk mund të gabonte në atë pozicion.

Pavarësisht rasteve që u regjistruan në të dyja portat, nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me ManchesterUnited që siguron fitoren e tretë radhazi pas atij starti të shëmtuar me dy humbje. Aktivizimi i Ronaldos tregon se portugezi do ta vijojë karrierën në “old Trafford”, pavarsisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij.

E.Ç (Dosja.al)

manchester united

Sondazh

Poll