Sport

Vlahovic ka gjetur ritualin e tij magjik për goditjet e dënimit, është ai i Cristiano Ronaldos (video)

Një, dy, tre hapa prapa (më së shumti pesë, nëse distanca është më e madhe). Më pas njërën këmbë e çon anash në mënyrë që në momentin e goditjes në pjesën brendshme, topi të marrë një trajektore.

1 Shtator 2022, 17:37 Nga DOSJA

Vlahovic ka gjetur ritualin e tij magjik për goditjet e dënimit,

ITALI- Një, dy, tre hapa prapa (më së shumti pesë, nëse distanca është më e madhe). Më pas njërën këmbë e çon anash në mënyrë që në momentin e goditjes në pjesën brendshme, topi të marrë një trajektore. Cristiano Ronaldo dhe Dusan Vlahovic kanë të njëjtin ritual edhe nëse këmba e dy futbollistëve është e ndryshme, e djathta për portugezin dhe e majta për serbin.

Ish-sulmuesi i Fiorentinës të jep përshtypjen se ka studiuar teknikën e pesë herë fituesit të 'Topit të Artë', se e ka bërë të tijën dhe e ka personalizuar, duke u përpjekur të stërvitet mjaftueshëm për të fituar besimin që e lejoi të shënonte dy herë në takimet me Romën dhe Spezian.

Nga CR7 te DV9. Pas largimit të portugezit duket se lojtarët për të shënuar nga goditjet e dënimit ka rilindur falë prekjes magjike të Dusan, një shenjë e mirë për Juventusin ende në kërkim të dimensionit të vet. Ngjashmëria mund të shihet edhe me sy të lirë. Dhe është më e dukshme nëse për një moment vëmendja përqendrohet te dinamika e goditjes së dënimit që karakterizon serbin: e njëjta ecje mbrapa, pak a shumë e ngjashme numri i hapave.

Ka një diferencë ndryshimi, sepse interpretuesit dhe stilet që i dallojnë janë të ndryshëm: më shpërthyes është ai i portugezit, i cili hap këmbët dhe më pas merr frymë sikur do të mbledhë të gjithë energjinë para se të godasë. DV9 bën diçka të ngjashme, por fokusohet për t'u vendosur më tej përpara topit.

E.Ç (Dosja.al)

vlahovic juventus

Sondazh

Poll