Sport

Fati absurd i Marcelos, shumë trofe në karrierën e tij, tani është pa skuadër...

Merkatos së verës po i vjen fundi, një seancë e nisur në korrik dhe që ka vijuar krah për krah me ndeshjet e para të sezonit të cilat do të lënë hapësirë ​​të plotë në orët në vijim.

1 Shtator 2022, 20:03 Nga DOSJA

Fati absurd i Marcelos, shumë trofe në karrierën e tij, tani

SPANJË- Merkatos së verës po i vjen fundi, një seancë e nisur në korrik dhe që ka vijuar krah për krah me ndeshjet e para të sezonit të cilat do të lënë hapësirë ​​të plotë në orët në vijim. Shumë negociata kanë përfunduar, por edhe shumë lojtarë që nuk kanë ende një ekip për momentin. Midis tyre, veçohet emri i njërit, braziliani Marcelo. Pasi u largua nga Real Madrid, ai nuk ka gjetur ende një ekip.

Është ai që, me pesë Champions League të fituar, ende nuk ka gjetur ekip. Te Real Madrid qëndroi për 15 sezone, kur në moshën 35-vjeçare vendosi me marrëveshje të përbashkët me klubin të mbyllte aventurën e lavdishme, pa hequr dorë nga dëshira për të luajtur futboll.

Natyrisht, si lojtar i lirë, mundësia për të gjetur një skuadër do të vazhdojë edhe pas përfundimit të sesionit të verës, por të lë një shije të keqe të shohësh një kampion absolut si Marcelo pa skuadër. U përfol për te Valladolit, presidenti Ronaldo ka telefonuar Marcelon,por që kontaktet nuk u konkretizuan me marëveshje.

Megjithatë, pikërisht pranë përfundimit të merkatos, do të kishte dalë një skuadër e re, e cila do ta çonte Marcelon në Premier League. Është Leicester ai që do të ishte shumë pranë anësorit brazilian. Një mundësi për lojtarin për të provuar një nga kampionatet më të forta në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid champions league marcelo

Sondazh

Poll