Sport

Orë deçizive! Jo vetëm Arthur, Chelsea dëshiron mesfushorin në orët e fundit të merkatos

Jo vetëm Arthur te Liverpool. Dyert e Juventusit, për merkaton në largim, janë ende të hapura dhe mund të rezervojnë një tjetër surprizë.

1 Shtator 2022, 19:42 Nga DOSJA
Orë deçizive! Jo vetëm Arthur, Chelsea dëshiron
Denis Zakaria

ITALI- Jo vetëm Arthur te Liverpool. Dyert e Juventusit, për merkaton në largim, janë ende të hapura dhe mund të rezervojnë një tjetër surprizë.Në orët e fundit, Chelsea mund të marrë shërbimet e Denis Zakaria. Mesfushori i ardhur në janar nga Borussia M'Gladbach ka përfunduar në radarin e bluve, të cilët kanë nisur negociatat me klubin bardhezi.

Ideja është ajo e një huazimi me të drejtë blerje, tashmë e zyrtarizuar me një propozim zyrtar për Juventusin, për t'i dhënë Thomas Tuchel një përforcim në mesfushë. Zviceriani ka luajtur deri më tani 2 ndeshje të sezonit me bardhezinjtë në Serinë A, kundër Sassuolo-s dhe Romës: në total, që nga ardhja e tij, 15 ndeshje dhe goli kundër Veronës, në debutimin e tij në shkurt.

Disa probleme e kanë mbajtur atë larg fushës, duke e penguar Massimiliano Allegrin që të jetë titullar.Orët e fundit të merkatos dhe me surpriza të mundshme, pra, për Juventusin, i cili pasi të marrë propozimin e Chelseat do të vlerësojë me kujdes mundësinë e shitjes së mesfushorit, duke kujtuar se merkato në Angli mbyllet pas italianit.

E.Ç (Dosja.al)

juventus zaka

Sondazh

Poll