Sport

Acerbi te Inter, tifozët zikaltër nisin protestën në rrjetet sociale: "Një zhgënjim"!

Transferimi i Francesco Acerbit te Inter ka sjellë zhgënjim te tifozët zikaltër.

1 Shtator 2022, 17:25 Nga DOSJA

Acerbi te Inter, tifozët zikaltër nisin protestën në rrjetet

ITALI- Transferimi i Francesco Acerbit te Inter ka sjellë zhgënjim te tifozët zikaltër. Të gjithë shpresonin se frenimi i marrëveshjes do të ishte përfundimtar, por në vend të kësaj, dita e fundit e merkatos i lejoi palët të gjenin një marrëveshje dhe Zhang zbuti pozicionin e tij. Kështu, në rrjetet sociale, bërthama e fortë e tifozëve u rikthye për të ndjerë zhgënjimin e tyre me mbrojtësin, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Milanit, por edhe sepse sezonin e kaluar, buzëqeshi kur ekipi i Piolit fitoi në sekondat e fundit.

"Nuk mund të pranohet! Për mua ai nuk do të jetë kurrë pjesë e ekipit tonë!", shkruan një përdorues në Twitter. Megjithatë, në një tjetër postim, lexojmë fjalë kritike të forta për paraqitjen e mbrojtësit: “Një lojtar tani shumë i ngadalshëm, shumë i vjetër, që asnjë skuadër nuk e ka kërkuar ndonjëherë, madje as trajneri i tij aktual... Operacion i pashpjegueshëm dhe konceptualisht i gabuar. Jam i shtangur."

Për hir të saktësisë së informacionit, duhet theksuar se bota e tifozëve të Interit nuk është kompakte në kritikat ndaj klubit për ardhjen e Acerbit në formë huazimi. Një tifoz, për shembull, shpjegon shkurt: "Për të mirën e Interit... Vetëm pranoni Acerbi... Të paktën kemi një zëvendësues për De Vrij. Duhet ta shohim nga ana pozitive, është falas vetëm për një vit, ai ka përvojë dhe e njeh shumë mirë Serinë A, Inzaghi e njeh dhe është më i mirë se Ranocchia”.

E.Ç (Dosja.al)

acerbi inter

Sondazh

Poll