Sport

Kumbulla humbet dy sfidat e shtatorit me Kombëtaren, zbulohet sa javë do të qëndrojë jashtë fushave

Telashet nuk kanë fund për Romën. Pas dëmtimit të Wijnaldum dhe Zaniolos, këtë herë ekipi verdhekuq ka marrë një lajm jo të mirë sa i përket gjendjes fizike së dy lojtarëve

1 Shtator 2022, 17:57 Nga DOSJA

Kumbulla humbet dy sfidat e shtatorit me Kombëtaren, zbulohet sa javë

ITALI- Telashet nuk kanë fund për Romën. Pas dëmtimit të Wijnaldum dhe Zaniolos, këtë herë ekipi verdhekuq ka marrë një lajm jo të mirë sa i përket gjendjes fizike së dy lojtarëve, Marash Kumbulla dhe Stephan El Sharawy. Të dy lojtarët iu nënshtruan testeve instrumentale pas problemeve që shfaqën në takimin ndaj Monzës.

Mbrojtësi shqiptar e nisi ndeshjen si titullar po pas 27 minutash lojë kërkoi zëvendësim.Përgjigjet instrumentale tregojnëse lojtari ka një problem në kofshën e majtë. Rikthimi i Kumbullës është planifikuar për më 2 tetor, në ndeshjen kundër Interit.

Kjo nënkupton se 22-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Edy Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, të planifikuar të luhen më 24 dhe 27 shtator ndaj Izraelit në transfertë dhe Islandës në shtëpi. Në rrjetet sociale, lojtari ka shprehur zhgënimin e tij.

“Isha shumë i interesuar për ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe doja t’i përgjigjesha dashurisë së ‘Olimpicos’. Fatkeqësisht, fati nuk ishte mik me mua dhe nuk do të mund ta ndihmoj skuadrën për pak. Sidoqoftë, do të kthehem së shpejti dhe do të jap gjithçka. Forca Roma”. Mbyll postimin mbrojtësi shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

kumbulla roma

Sondazh

Poll