Politike

“Unë nuk e llogaris fare atë”, Meta: Rama i mbaruar, është i ikur për çështje javësh

I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.

1 Shtator 2022, 22:03 Nga I.A
“Unë nuk e llogaris fare atë”, Meta: Rama i mbaruar,
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se kryeministri Edi Rama do të ikë shumë shpejt nga pushteti. I ftuar në emisionin Open në News 24, Meta gjithashtu theksoi se nuk e llogarit fare kreun e qeverisë.

Meta: E para unë nuk sulmoj. Ai bën falsifikime, përdhunime institucioneve të pavarura. Dhe ju thoni meta me gjuhë të ashpër Ramës. Ju jap fjalën se Rama do përgjigjet me firmat e tij dhe me ligjet e tij.

Eni Vasili: Ju e sulmoni ashpër, por ai s’ka replikuar.

Meta: Unë e kam shumë të qartë se pas skenarëve kriminale është ai dhe është pjella më e keqe e sigurimit të shtetit, duke rikthyer këto forma manipulimi duke kujtuar se do godasi pluralizmin politik. Ju thoni i kontrollon, po i bie që është i fortë. Nuk është i fortë ai, se nuk kontrollon më drejtuesit e opozitës. Diferencën do e shohim dhe ai e ndjen. Unë nuk e llogarisë fare Edi Ramën, ja u them juve dhe qytetarëve shqiptarë. Edi Rama do kishte ikë në kohë nëse PD do kishte qenë serioze në përmbushjen e misionit të saj. Dhe nëse është edhe sot e tillë, ai është i iku.

ilir meta edi rama

Sondazh

Poll