Sport

Barcelona e mbyll me ‘happy end’ kontratën me danezin Braithwaite…

Sulmuesi do të nënshkruajë për skuadrën e Espanyol, aktualisht po kryen kontrollin mjekësor

1 Shtator 2022, 17:04 Nga DOSJA

Barcelona e mbyll me ‘happy end’ kontratën me danezin

SPANJE - Martin Braithwaite është ndarë përfundimisht nga Barcelona këtë të enjte. Danezi dhe klubi i Barcelonës kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën ndërmjet tyre, e cila kishte edhe dy vite për të përfunduar. Klubi i Barçës ka shpallur zyrtarisht paktin edhe pse nuk pretendime financiare ndaj tij. 

Braithwaite kishte kërkuar pesë milionë për të mbyllur këtë kontratë. Destinacioni i radhës i danezit është skuadra e Espanyol. Marrëveshja do të zyrtarizohet në orët në vijim. Tashmë lojtari ka kaluar në ekzaminimet mjekësore. Në këtë mënyrë, klubi katalans lehtëson masën e pagave që do t'i lejojë të shkojë në merkato dhe të nënshkruajë me një nga lojtarët që ka në mendje. Braithwaite zvogëlon me rreth shtatë milionë faturën e pagave te Barcelona, megjithëse kjo shumë do të duhet të zbritet ende më shumë.

Xavi i kishte thënë me kohë lojtarit se nuk do ta llogariste për këtë sezon. Megjithatë, danezi kishte hezituar gjithmonë të largohej. Ai luajti me pozicionin e fuqisë së kontratës së tij dhe me nevojën nga ana e klubit për të liruar masën e pagave. Nga ana tjetër, Barcelona e dinte se sulmuesi nuk mund të qëndronte pasiv, nëse do të donte të luante në Botërorin e ardhshëm. Dhe ai do ta bënte këtë nëpërmjet Espanyol.

Barcelona nënshkroi Braithwaite në shkurt 2020, duke i paguar Leganés 18 milionë që kushtoi klauzola e tij e largimit. Klubi katalanas u detyrua ta bënte këtë nga dëmtimet e Luis Suarez dhe Dembélé, që i detyroi ata të përforconin sulmin e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll