Sport

VIDEO/ Gjesti i ‘Chicharitos’ bëhet viral për 'teatrin' e tij spektakolar gjatë ndeshjes…

Një nga momentet më të paharrueshme të ndeshjes ishte kur Hernandez, të cilit iu dorëzua shiriti i kapitenit, vendosi të ‘aktrojë’ në fushën e blertë

1 Shtator 2022, 16:14 Nga DOSJA

VIDEO/ Gjesti i ‘Chicharitos’ bëhet viral për

SHBA - Teatër, ekzagjerim, veprim i turpshëm, performance e denjë për çmimin Oscar. Ka shumë epitete dhe cilësime që mund t'i vihen veprimit të fundit viral të Javier Hernández, i njohur si 'Chicharito' në MLS.

Sulmuesi meksikan i Los Angeles Galaxy pati një përplasje të lehtë me dy mbrojtësve të Toronto FC dhe mes të qeshurave dhe disa kontakteve të ndrojtura... befas ‘Chicharito’ ra në tokë sikur ta kishin qëlluar me armë.

Rivalët nuk dhanë merita aktrimit të sulmuesit meksikan, madje dhe vetë arbitri nuk reagoi fare. As faj dhe as qortim për simulimin: Vazhdo, vazhdo... Në rrjetet sociale, fansat u tallën me sulmuesin, i cili tregoi se 'është një aktor më i mirë se një futbollist' në moshën 34-vjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll