Sport

Mbyllet marrëveshje mes Barcelonës dhe Chelseas, Aubameyang pasdite drejt Londrës, në ‘pako’ edhe Marcos Alonso...

‘Blutë’ e Londrës do të paguajnë 12 milionë euro për transferimin, që do të përfshinte edhe ardhjen e Marcos Alonso te skuadra katalane

1 Shtator 2022, 14:50 Nga DOSJA

Mbyllet marrëveshje mes Barcelonës dhe Chelseas, Aubameyang pasdite

SPANJE - Barcelona dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje parimore për transferimin e Aubameyang te skuadra angleze. Kushtet tashmë janë fiksuar, ndërsa pritet që futbollisti të përfundojë regjistrimin për klubin anglez. Sulmuesi do të udhëtojë këtë pasdite për në Londër për të mbyllur marrëveshjen. Në klubin katalan tashmë janë optimistë se operacioni do të mbyllet përfundimisht pas shumë ditësh negociata.

Chelsea do të paguante 12 milionë euro për transferimin, që do të përfshinte edhe ardhjen e Marcos Alonso te skuadrën e Barçës, megjithëse burime të tjera flasin për 15 milionë.  Në këtë mënyrë klubi mbyll përfundimisht dy nga operacionet që kishte në mendje, largimin e Aubës dhe ardhjen e mbrojtësit.

Shitja e Aubameyang ishte çelësi për lirimin e pagave, duke përfshirë këtu lojtarë për mbrojtjen, si Marcos Alonso apo edhe mbrojtësin e djathtë, që tani po diskutohet mes Meunier dhe Bellerín. Në orët e ardhshme klubi do të tentojë të mbyllë përforcimin e krahut të djathtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll