Sport

E FUNDIT/ RMC Sport zbulon ofertën e PSG për Skriniar: “Do të kënaqë kërkesën e Interit”

PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Inter vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca në lidhje me qendërmbrojtësin sllovak

1 Shtator 2022, 13:13 Nga DOSJA

E FUNDIT/ RMC Sport zbulon ofertën e PSG për Skriniar: “Do

ITALI- PSG kërkon blerjen e Milan Skriniar, por Inter vazhdon të rezistojë dhe të refuzojë milionat e ardhura nga Franca në lidhje me qendërmbrojtësin sllovak, i cili ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Italisë. Megjithatë orët e fundit mediat franceze kanë treguar se PSG do të ofrojë në orët e fundit të merkatos 70 mln euro, përfshirë bonuset.

Në lidhje me këtë lajm, RMC Sport konfirmon se si Inter i ka shprehur klubit francez dëshirën për të mbajtur mbrojtësin sllovak.  “Nga ana e PSG, megjithatë, besohet se kjo ofertë do të kënaqë kërkesat e Interit”.

E.Ç (Dosja.al)

skriniar psg

Sondazh

Poll