Sport

BEFASIA E MADHE!!! Arthur largohet nga Juventus pak orë pas gongut final të merkatos, lojtari transferohet në Premier League

Arthur largohet nga Juventus dhe transferohet në Premier League, mesfushori brazilian do të jetë një lojtar i Liverpool.

1 Shtator 2022, 12:01 Nga DOSJA

BEFASIA E MADHE!!! Arthur largohet nga Juventus pak orë pas gongut final

ANGLI- Arthur largohet nga Juventus dhe transferohet në Premier League, mesfushori brazilian do të jetë një lojtar i Liverpool. Ekipi anglez arriti marrëveshjen me bardhezinjtë për transferimin me formulën e huazimit.

Arthur do të largohet së shpejti nga Torino dhe do të fluturojë para drekës drejt Liverpoolit për t'iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore pasdite dhe për të nënshkruar kontratën që do ta lidh atë me klubin anglez. Mesfushori është  jashtë projektit teknik të Massimiliano Allegrit dhe priste një aventurë të re, e cila mbërriti pak orë pas gong-ut përfundimtar të merkatos së verës.Aventura e tretë në Europë për brazilianin që u rrit dhe shpërtheu te Gremio pas atyre me Barcelonën në Liga dhe Juventusin në Serinë A.

I ardhur nga katalanasit në verën e vitit 2020 si pjesë e operacionit që solli Miralem Pjanic te klubi spanjoll, Arthur zhvilloi gjithsej 63 paraqitje me fanellën e Juventusit dhe vetëm një gol kundër Bolonjës më 24 janar 2021.

E.Ç (Dosja.al)

arthur juventus

Sondazh

Poll