Sport

Liverpool fitoi në minutën e 98’, plas sherri mes dy stafeve, një shishe fluturon nga pankina e Newcastle

Skena të turpshme në Anfield në fundin e ndeshjes Liverpool-Newcastle. Ndeshja që u vendos në minutën e 98’ nga 20-vjeçari Fabio Carvalho, pasi realizimi i tij i dha fitoren skuadrës së Klopp.

1 Shtator 2022, 12:01 Nga DOSJA

Liverpool fitoi në minutën e 98’, plas sherri mes dy stafeve,

ANGLI- Skena të turpshme në Anfield në fundin e ndeshjes Liverpool-Newcastle. Ndeshja që u vendos në minutën e 98’ nga 20-vjeçari Fabio Carvalho, pasi realizimi i tij i dha fitoren skuadrës së Klopp.Megjithatë, goli që i dha fitoren Liverpool, shkaktoi një sherr të vërtetë mes dy pankinave ​​që disa herë gjatë ndeshjes ishin ngrindur me njëri-tjetrin.

Pas golit, në fakt, në afërsi të vijës anësore, shpërtheu kaos me stafin e Liverpool-it dhe ata të Neëcastle-it, të cilët filluan të grinden mes tyre, duke parë më pas disa lojtarë të dy skuadrave të bashkohen në sherr si Joel Matip, Darëin Nunez, Pep Lijnders, Jason Tindall, Graeme Jones dhe Fabian Schar.

Më pas kamerat fiksojnë përgatitësin atletik të Liverpool Andreas Kornmayer, duke bërë gjeste ndaj stolit kundërshtar, diçka e tillë nuk u prit mirë nga stafi i Newcastle, ku njëri prej tyre hedh një shishe me ujë drejt zonës ku ndodhej Jurgen Klopp, i cili, për fat, shpëtoi.

Nuk është e qartë se kush e hodhi shishen apo kujt i drejtohej dhe dy teknikët në intervistat pas ndeshjes donin të zbardhnin temën duke deklaruar se nuk kishin parë asgjë dhe se nuk ishin në dijeni të episodit në lidhje me shishen e hedhur.

E.Ç (Dosja.al)

 

liverpool newcastle

Sondazh

Poll