Sport

Hajdutë, të pajisur me shufra hekuri, përpiqen të grabisin shtëpinë e Carvajal...

Futbollisti i Real Madridit ka bërë një denoncim, mbi bazën e të cilit kanë nisur edhe hetimet për atë që ka ndodhur

1 Shtator 2022, 11:42 Nga DOSJA

Hajdutë, të pajisur me shufra hekuri, përpiqen të grabisin

SPANJE - Garda civile në Spanjë heton një tentativë grabitje, nga tre kriminelë në shtëpinë e Dani Carvajal, një futbollist i Real Madridit që banon në Boadilla del Monte. Grabitja nuk arriti të bëhet, pasi hajdutët u larguan kur u ra alarmi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të së martës së kaluar, më 30 gusht, kur lojtari nuk ndodhej në shtëpi, por ishin disa nga punëtorët e tij.

Sipas asaj që 'El Confidencial' ka raportuar këtë të enjte dhe burime nga zyrat e Gardës civile të Madridit, kanë konfirmuar se kamerat kanë regjistruan tre persona të armatosur me shufra hekuri duke hyrë në oborrin e shtëpisë së Carvajal. Megjithatë, sulmuesit vendosën të heqin dorë nga tentativa e tyre kur kuptuan se ishin zbuluar nga sistemi i sigurisë së shtëpisë së futbollistit të Real Madridit.

Pierre-Emerick Aubameyang, një lojtar i FC Barcelona, ​​ishte gjithashtu viktimë e një grabitjeje të dhunshme në shtëpinë e tij në Castelldefels të Barcelonës gjatë orëve të para të së hënës së kaluar. Grabitësit e dhunuan atë dhe partneren e tij dhe futbollisti me origjinë gaboneze pësoi një thyerje të nofullës.

Hajdutë, të pajisur me shufra hekuri, përpiqen të grabisin

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll