Sport

Balotelli në Sion, Montella 'harron' sherrin dhe e përshëndet: “Do të të ndjek. Trego kush je! Një përqafim nga trajneri yt"...

‘Një diskutim mes meshkujve nuk e anulon ndjenjën tonë dhe kënaqësitë që përjetuam së bashku me Adana Demirspor,”- ka shkruar trajneri Vincenzo Montella

1 Shtator 2022, 10:46 Nga DOSJA

Balotelli në Sion, Montella 'harron' sherrin dhe e

TURQI - Nis etapa e re në karrierën e trazuar të Mario Balotellit, i cili dje nënshkroi me skuadrën zvicerane Sionin. Kështu përfundon aventura në Turqi e sulmuesit italian, i cili u përshëndet edhe nga trajneri Vincenzo Montella, me të cilin fundjavën e shkuar u konfliktuar ashpër ku vetëm ndërhyrja e stjuartëve shmangu dhunën fizike.

Balotelli në Sion, Montella 'harron' sherrin dhe e

"I dashur Mario, të uroj një ngritje tjetër në këtë fazë të re të karrierës. Mos harro se ke gjithçka për të "fluturuar sërish". Një diskutim mes meshkujve nuk e anulon ndjenjën tonë dhe kënaqësitë që përjetuam së bashku me Adana Demirspor. Do të të ndjek nga larg: gola, asistime, goditje gjeniale... Trego kush je. Një përqafim nga trajneri yt,"- shkruan ish-trajneri. Vincenzo Montella, gjithçka e ka lënë pas…

Balotelli në Sion, Montella 'harron' sherrin dhe e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll