Aktualitet

Kërcënimi i hapur i Ramës në fushatë, Artan Hoxha: Ku e ka çuar “Los Pepes” Ervis Martinajn?

Artan Hoxha i kërkon Ramës që të japë informacion se ku e kanë dërguar "Los Pepes" (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle " Perseguidos por Pablo Escobar ", ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar) biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn.

1 Shtator 2022, 15:42 Nga k.m.
Kërcënimi i hapur i Ramës në fushatë, Artan Hoxha: Ku e
Ervis Martinaj, Artan Hoxha dhe Edi Rama

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka rikthyer një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, e bërë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, më 18 Prill 2021. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Artan Hoxha i kërkon Ramës që të japë informacion se ku e kanë dërguar "Los Pepes" (Los Pepes , një emër që rrjedh nga fraza spanjolle " Perseguidos por Pablo Escobar ", ishte një grup vigjilent i përbërë nga armiqtë e Pablo Escobar) biznesmenin e lojrave të fatit, Ervis Martinajn. Ky i fundit është shpallur i zhdukur që prej javës së parë të gushtit. Po ashtu, gazetari shkruan se deklarata e Ramës ka qenë për Martinajn, por se përse do ta zbulojë në ditët në vijim. 

"“Patronazhimi”, e di jo vetem makinen, por edhe targen… Meqë e di, se në çfare makine levizte ai “drejtori” i lojërave të fatit!!!! Madje u dije dhe targen e makines….!!!! Zamet e ke, kontrolloje njehere sinjalin, se mos të kane derguar haber, ku e ka çuar ajo skuadra, qe perdor uniformen e forcave speciale… Në fund të fundit, ke nje detyrim, ligjor dhe moral, te na thuash çfare fati pati ai, “drejtori” i lojerave të fatit… Kur them “ti”, jo “rregjimi….por “patronazhimi”…. (“Los Pepes” made in Albania) Çeshtje fati shkoi kjo pune, apo nuk i hape dhe bastet online tani… (Kur dhe pse eshte bere kjo deklarate ndaj Ervis Martinajt, do e tregojme me vone). (Harxhoje nje sekond, beje SUBSCRIBE kanalin e Xhungel.al, në vijim do të gjeni materiale interesante),"-shkruan Artan Hoxha.

POSTIMI I PLOTË:

Por çfarë tha Rama në fushatë?

RamaMesazhi im për ata merren me patronazhistët duke filluar nga Ilir Meta,  ku është kamera? Ja, patronazhistëve t’ju merrni të keqen! Mos harroni asnjëherë patronazhistët ju njohin se kush jeni, mos ta çoni në mend që patronazhistëve tanë ua fshini mendimet tuaja. Ne ju njohim kush jeni dhe po vijmë pas jush dhe në 25 prill ju do ta shikoni sa mirë ju njohim juve, edhe ju do të habiteni. Kur votat të fillojnë të numërohen ju do ta kuptoni pse ne juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do t’ju mundim. Patronazhistët tanë nuk kanë makina të shtrenjta. Ata kujtojnë se po ikin përpara duke u futur në karvan me Lamborgini dhe duke bredhur në Shqipëri. Patronazhistët tani nuk bredhin, ecin dhe ndalojnë, ecin dhe ndalojnë. Në çdo hap marrin shënim kush je, si e ke emrin, si duket situata, për kë ke votuar më përpara, për kë do të votosh këtë herë, po mami, babi ç’thotë? Kush janë brenda atyre makinave që shoqërojnë Lulin në turin motoçiklistik me katër rrota nga një anë në një tjetër? Janë shqiptarët që nuk kanë bukë, nuk kanë punë, që besojnë te puna, sipërmarrja e tyre e vogël shkolla, gjuhët e huaja, teknologjia, puna me tokën? Kush janë? Patronazhistët e dinë se kush janë ata. Nuk ka xhama të zinj që ju fshehin sepse sytë e patronazhistëve janë me rreze lazer.

Ervis Martinaj, biznesmeni i lojeravë të fatit ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në tetë gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi. Dje, kryeministri Edi Rama mbajti një dëgjesë për rikthimin e basteve sportive, ndërkohë që në të njëjtën ditë u mor dhe vendimi për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

artan hoxha zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll