Aktualitet

Dhunuan bashkëshortet e tyre, 4 persona arrestohen nga policia në Tiranë

Tre persona në Tiranë dhe në Lushnje janë vënë në pranga për dhunë ndaj partnereve.

1 Shtator 2022, 13:25 Nga A.B
Dhunuan bashkëshortet e tyre, 4 persona arrestohen nga policia në
Policia

TIRANË- Katër persona janë vënë në pranga në kryeqytet pasi kanë dhunuar bashkëshortet e tyre. Policia informon se tre persona në Tiranë dhe në Lushnje janë vënë në pranga për dhunë ndaj partnereve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. V., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. Gj., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

dhune ndaj bashkeshortes tirane

Sondazh

Poll