Aktualitet

Partnerja u vetëplagos, policia arreston 43-vjeçarin në Durrës: Ndikoi në rëndimin e gjendjes së saj

Policia ka vënë në pranga personin me inicialet F.B pasi akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

1 Shtator 2022, 13:38 Nga A.B
Partnerja u vetëplagos, policia arreston 43-vjeçarin në
Policia

DURRËS- Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka ndikuar në gjendjen psikologjike të partneres së tij dhe kjo e fundit i ka dhënë fund jetës. Policia ka vënë në pranga personin me inicialet F.B pasi akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në Durrës, ku dyshohet se si pasojë e vetëplagosjes me mjet prerës (thikë), humbi jetën në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, shtetasja A. D., 54 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit F. B.).

43-vjeçari dyshohet se nëpërmjet konflikteve me shtetasen A. D., ka ndikuar në rëndimin e gjendjes së saj psikologjike. Gjithashtu, ky shtetas duke deformuar provat në vendngjarje, ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës në lidhje me këtë rast. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

arrestim ne durres durres

Sondazh

Poll