Aktualitet

Emërohet drejtori i ri në Agjencinë e Pronave, Geraldo Durdaj, vëllai i 7-vjeçarit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit

Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

1 Shtator 2022, 14:49 Nga e.k
Emërohet drejtori i ri në Agjencinë e Pronave, Geraldo Durdaj,
Geraldo Durdaj

TIRANË- Me propozim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja është emëruar në krye të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Geraldo Durdaj. Ministri i Drejtësisë ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të ATP, i cili zëvendëson në këtë detyrë Jonida Baçi e shkarkuar pak muaj më parë.

Durdaj së fundmi ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë.

Gerardo Durdaj është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik, pasi është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit. Shpesh herë ai ka bërë deklarata për mediat, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të vëllait, ndërkohë që aktualisht dosja është rikthyer për hetim në SPAK. Për të vendosur drejtësi për të vëllain, ai zgjodhi edhe profesionin e juristit, ndërsa deri më tani është licensuar si avokat. 

 

geraldo durdaj

Sondazh

Poll