Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, në pranga 25-vjeçari në Tiranë

I riu i identifikuar me inicialet D.A pasi u ndalua nga blutë e kryeqytetit i ka kundërshtuar dhe nuk ka pranuar të shoqërohet në Komisariat.

1 Shtator 2022, 14:08 Nga e.k
Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, në
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

I riu i identifikuar me inicialet D.A pasi u ndalua nga blutë e kryeqytetit i ka kundërshtuar dhe nuk ka pranuar të shoqërohet në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 48, numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar nën efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe "Kundërshtimi i punonjësve të policisë", shtetasin:

- D. A., 25 vjeç. Ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll