Aktualitet

Shkarkimi i Gledis Nano-s, banorët e 5 Majit: Më thuaj zoti drejtor, si ndihesh sot që krimi të bëri kokë turku

Në një mesazh të dërguar në "Fax News" banori e pyet Nanon sesi ndihej sot pasi “fuqitë e mëdha” vendosën për fatin e tij.

1 Shtator 2022, 15:21 Nga e.k

Shkarkimi i Gledis Nano-s, banorët e 5 Majit: Më thuaj zoti drejtor,

TIRANË- Një prej banorëve të zonës së 5 Majit në Tiranë, ka dërguar një mesazh për Gledis Nanos pas shkarkimit të këtij të fundit nga posti i drejtorit të policisë ditën e djeshme.

Në një mesazh të dërguar në "Fax News" banori e pyet Nanon sesi ndihej sot pasi “fuqitë e mëdha” vendosën për fatin e tij.

MESAZHI I PLOTË I BANORË TË "5 MAJIT"

Me thuaj Zoti Drejtor ! Si ndihesh sot ?
Si ndjehesh sot qe ti ‘keputen ‘ krahet ?
Si ndjehesh sot kur kriminelet te bejne koke turku ?
Si ndjehesh sot kur kerkove ndihme dhe nuk e more?
Si ndjehesh sot kur gjithcka qe ke mesuar ne jete eshte e drejta dhe e kuptove qe vetem e drejta nuk egziston !
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe te hyn ne ‘hak’ ?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot kur deri dje ndiheshe i fuqishem dhe i motivuar per te bere te mira ne kete shoqeri dhe sot te ‘fiken’?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe nuk bere ate mendoje se ishte e drejte sepse te urdheruan ?
Me thuaj Drejtor si ndjehesh sot qe ‘fuqite e medha ‘ vedosin per fatin tend ?
Shihemi nkujtime Drejtor se ky ishte vecse nje makth i keq !
Nga Banori i 5 majit 

Dhjetëra banesa në zonën e 5 Majit u shembën në fillim të këtij viti. Pavarësisht rezistencës së banorëve, policia nuk i la këta të fundit që të pengonin shembjen e banesave të tyre.

gledis nano

Sondazh

Poll