Aktualitet

SHKODËR/ Goditën me tytën e çiftes 28-vjeçarin, shpallën në kërkim dy vëllezërit

28-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë një trajtim më të specializuar pas plagëve të marra ndërkohë që dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.

1 Shtator 2022, 14:58 Nga e.k
SHKODËR/ Goditën me tytën e çiftes 28-vjeçarin,
Policia Shkodër

SHKODËR- Një ngjarje e rëndë që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi është shënuar në fshatin Trush të Shkodrës.

Sipas Policisë pas një konfliti të çastit për motive të dobëta dy vëllezër të identifikuar me inicialet E.M 24 vjeç dhe D.M 19 vjeç kanë goditur me tytën e çiftes 28-vjeçarin të identifikuar me inicialët N.B.

28-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë një trajtim më të specializuar pas plagëve të marra ndërkohë që dy vëllezërit janë shpallur në kërkim nga blutë e Shkodrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës -Goditën me tytën e armës së gjahut, një shtetas, pas një konflikti të çastit, shpallen në kërkim 2 vëllezërit.

Sekuestrohen 2 armë gjahu që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës shpallën në kërkim shtetasit E. M., 24 vjeç dhe D. M., 19 vjeç, në banues në fshatin Trush, Shkodër.

Këta shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në fshatin Melgushë, Vau i Dejës, dyshohet se kanë goditur me tytën e armës së gjahut (çifte), në kokë, shtetasin N. B., 28 vjeç, banues në fshatin Melgushë, Vau Dejës, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 2 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruam në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu (njëra prej tyre e përdorur gjatë konfliktit), të cilat i mbanin me leje.

Vijon puna për kapjen e këtyre 2 shtetasve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

shkoder policia e shkodres

Sondazh

Poll