Aktualitet

Digjet një sipërfaqe toke me agrume në Tepelenë, procedohet 30-vjeçari

Nga përhapja e flakëve të zjarrit është djegur një sipërfaqe toke me agrume, në pronësi të një banori të këtij fshati.

1 Shtator 2022, 12:24 Nga A.B
Digjet një sipërfaqe toke me agrume në Tepelenë, procedohet
Digjet toka

TEPELENË-Një 30-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi dyshohet se i ka vënë zjarrit qëllimisht një sipërfaqe zjarri në fshatin Lulëzim të Memaliajt. Për pasojë nga përhapja e flakëve të zjarrit është djegur një sipërfaqe toke me agrume, në pronësi të një banori të këtij fshati. Autori me inicialet A.H do të hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr, në fshatin Lulëzim, Memaliaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me agrume, në pronësi të një banori të këtij fshati. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

digjet toka ne tepelene tepelene

Sondazh

Poll