Aktualitet

Familjarët e çiftit të vrarë: Arsen Muskurti i kërcënoi me armë 4 ditë para krimit, ata çuan pamjet filmike në polici

Pasi Arsen Muskurti ka dalë nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë, duke paraqitur dhe kamerat e sigurisë së biznesit si prova filmike.

1 Shtator 2022, 12:05 Nga F.M
Familjarët e çiftit të vrarë: Arsen Muskurti i
Arsen Muskurti

TIRANË- Familjarë Dritan dhe Nora Muskurti të cilët u vranë dy ditë më parë në Tiranë shprehjen se krimi ishte i paralajmëruar pasi janë kërcënuar më herët nga Arsen Muskurti, autori i krimit. Jashtë kamerave, ata shprehet se 38-vjeçari, vëllai i një prej viktimave, Dritan Muskurti katër ditë para krimit ka shkuar brenda agjencisë të udhëtimit dhe ka kërcënuar me armë çiftin.

Pasi Arsen Muskurti ka dalë nga ambientet e biznesit, çifti i bashkëshorteve janë paraqitur në polici dhe kanë kallëzuar kërcënimin e marrë, duke paraqitur dhe kamerat e sigurisë së biznesit si prova filmike.

Por, Arsen Muskurti nuk u vu në pranga dhe pasditen e të martë kreu krimin e dyfishtë. Arsen Muskurti u la sot në burg. Ai u shfaq i përlotur dhe tha se të vëllanë e kunatë ne ksihte vrarë pasi kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të tyre, pas konflikteve për pronat. Avokati tregoi se Muskurti nuk është arrestuar nga policia siç u raportua. Armën e krimit sipas avokatit, e kishte me leje, ndërsa shtoi se 38-vjeçari merrte mjekime pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

arsen muskurti dritan muskurti nora muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll