Aktualitet

Muskurti vrau vëllanë e kunatën, miqtë: Ishte i dhunshëm, një person nga Kukësi e bëri për spital

Miqtë tregojnë se 38-vjeçari kishte dhunuar më herët një person nga Kukësi me mbiemër Shehu, i cili kishte përfunduar në spital nga plagët e marra.

1 Shtator 2022, 11:56 Nga F.M
Muskurti vrau vëllanë e kunatën, miqtë: Ishte i
Arsen Muskurti

TIRANË- Miqtë e Dritan e Nora Muskurtit, çiftit të bashkëshortëve të vrarë kanë zbuluar detaje nga e shkuara e autorit të krimit të dyfishtë që tronditi Tiranën dy ditë më parë. Të pyetur nga Prokuroria, ata janë shprehur se Arsen Muskurti, i cili vrau vëllanë dhe kunatën ihste një person i dhunshëm.

Miqtë tregojnë se 38-vjeçari kishte dhunuar më herët një person nga Kukësi me mbiemër Shehu, i cili kishte përfunduar në spital nga plagët e marra.

Arsen Muskurti u la sot në burg. Ai u shfaq i përlotur dhe tha se të vëllanë e kunatë ne ksihte vrarë pasi kishte depozituar shtatë kallëzime në drejtim të tyre, pas konflikteve për pronat. Avokati tregoi se Muskurti nuk është arrestuar nga policia siç u raportua. Armën e krimit sipas avokatit, e kishte me leje, ndërsa shtoi se 38-vjeçari merrte mjekime pasi kishte probleme të shëndetit mendor.

arsen muskurti nora muskurti dritan muskurti vriten burre e grua ne tirane

Sondazh

Poll