Politike

Rikthimi i basteve sportive/ Boçi: Në duart e familjes së Ramës, paratë do hidhen në zgjedhje

Sa i përket basteve sportive, Boçi u shpreh se janë të lidhura me familjen e kryeministrit dhe paratë do të përdorën në zgjedhjet që po afrojnë.

1 Shtator 2022, 14:25 Nga e.k
Rikthimi i basteve sportive/ Boçi: Në duart e familjes së
Luçiano Boçi

TIRANË- Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi lëvizjet e fundit në Polici nuk i shërbejë interesit publik por vetëm Edi Ramës. 

I ftuar në "News 24" Boçi u shpreh se me këto lëvizje Rama po krijon kupolën e re që do i shërbejë në zgjedhje. Sa i përket basteve sportive, Boçi u shpreh se janë të lidhura me familjen e kryeministrit dhe paratë do të përdorën në zgjedhjet që po afrojnë.

Luçiano Boçi: Duhet parë se kush e drejton Policinë. Rrumballaku ka qenë thjesht një nënpunës i Veliut. Ai do jetë xholi i falsiteteve të ngjarjeve kriminale. Po krijohet kupola mbështetëse e politikës në zgjedhje. Formati i Nanos nuk përputhej me kërkesat politike. Si mundet që grupet kriminale të legalizojnë paratë e pista, dhe kjo është mënyra ndërtimet dhe bastet. Kjo do të krijojë dhe bosët e ri që do të qarkullojnë miliona euro. Ata që dio e komandojnë do të jetë njerëz të Ramës. Ka pasur dhe fjalë që brenda familjes së Ramës ka njerëz që merren me baste që kanë dhe kompani. Këto para si arkë bruto do i shërbejë situatës zgjedhore.

partia demokratike luciano boci

Sondazh

Poll