Politike

Panairi në Beograd, Kovaçevski: Të shkrijmë kufijtë mes vendeve në Ballkan

Kovaçevski propozoi të Panairi të transferohet në Tiranë e Shkup gjithashtu. 

1 Shtator 2022, 13:54 Nga F.M
Panairi në Beograd, Kovaçevski: Të shkrijmë kufijtë
Dimitar Kovaçevski

BEOGRAD- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në Panairin e Kulturës në Beograd. Ai tha se synimi i Ballkanit të Hapur është që shkrije kufijtë mes vendeve në Ballkan, ndërkohë që eksportet do të zgjerohen. Kovaçevski propozoi të Panairi të transferohet në Tiranë e Shkup gjithashtu. 

"Ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm, sot lidhim ekonomitë tona, hapim vende të reja, ofrojmë bashkim energjish për ide të reja. Kjo e sotmja do të thotë se çfarë tregon integrimi i vendeve. Kjo përmirëson marrëdhëniet ekonomike dhe ofron begati për qytetarët, kemi 42 prodhues nga Maqedonia e Veriut. A është e mundur që ky panair të ofrohet vetëm në Serbi, Maqedoni e Shqipëri? Jo, duhet të shpërndahet. Sot kemi synim të lidhim kontaktet mes kompanive të ndryshme, një mundësi për të gjitha marrëveshjet e reja. Gjëja më e rëndësishme është që ky është një panair unik në llojin e vet. Ne kemi rrënjët e ndërthurura në Ballkan. Çdo lloj shoqatë rajonale është e dobishme. Vera maqedonase njihet botërisht dhe sipas të dhënave ishim eksportuesit e dytë në rajon. Ne po rrisim eksportet akoma më tej. Kemi një kapacitet prej 200 milionë litrash verë. Duke rritur eksportet, ne plotësojmë e shfrytëzojmë kapavitetin e plotë të Maqedonisë së Veriut. Kjo ka hasur dhe në një interes të rritur. Përveç verërave, vizitorët mund të provojnë edhe ushqimet maqedonase. Nëse ka interes dhe vullnet për të bashkëpunuar ne mund të rrisim tregtinë rajonale dhe mund të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ne mund të zhvillojmë mënyrën se si jetojnë njerëzit këtu e të çelim rrugën drejt botës e Evropës. Të gjitha vendet po përballen me kriza për të mbijetuar. Kështu ne po shohim Ballkanin e vërtetë të Hapur që nisi si një bashkëpunim rajonal. Ajo është një mundësi për tu përballur me të gjitha sfidat. Ajo është për të çelur rrugë të reja përpara nesh. Ka ardhur koha për të siguruar një standart më të mirë. Duhet të ndaj diçka personale me ju, në 1992-1993 shkova të diskutoja në SHA. Çdo mëngjes mësimi niste me pamjet nga shkatërrimi dhe vuajtjet nga lufta. U takova sot me një mik në hotelin ku po qëndroja që ishte në SHBA në atë kohë dhe sot më pyeti, a je i lumtur. Sepse imazhet që sot kanalet televizive do të përcjellësin, do të jenë të fytyrave të qeshura që janë bashkë. Pavarësisht se jam kryeministër apo diçka tjetër, nuk do të resh së punuari për të shkrirë kufijtë në Ballkan,"- tha Kovaçevski. 

open balkan ne beograd dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll