Politike

VD-Rama nuk pranon fjalimin e gatshëm në Serbi: Thuhej që shqiptarët krijuan verën e parë, boll ndasive, afrojmë njerëzit

Sipas tij, boll kohë u humb me ndasi. 

1 Shtator 2022, 12:36 Nga f.g

VD-Rama nuk pranon fjalimin e gatshëm në Serbi: Thuhej që

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij në Panairin e Verës në Serbi. Kryeministri tha se nuk i duhej fjalimi i gatshëm, të cilin e ka hequr pasi thuhej se shqiptarët prodhuan verën e parë në Ballkan që nga koha e bronzit. Sipas tij, boll kohë u humb me ndasi. 

Po shihja fjalën që më kishte përgatitur ekipi im dhe vendosa të mos e përdor sepse fillonte me shprehjen që ne "në Shqipëri kemi krijuar verën e parë në Ballkan që në epokën e bronzit", por di që kemi humbur shumë kohë duke u përpjekur ti tregojmë njëri tjetrit kush ka qenë i pari dhe kush ka fituar i pari të drejtën të jetojë në këtë vend. Vendet tona do të jenë këtu edhe pas nesh, vite e shekuj. Zgjedhja është e thjeshtë. Si të qendrojmë duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Evropës duke u përpjekur ta bëjmë këtë lagje më të jetueshme dhe paqësore, apo duke i vënë flakën njëri-tjetrit, siç kemi bërë në vite e shekuj. Besoj se edhe këtu në këtë panair, pa e ekzagjeruar të nivelit të lartë evropian është e qartë se më mirë kështu, duke u afruar me njerëzit, duke parë sesa shumë të përbashkëta kemi si njerëz sesa ashtu siç kemi qendruar më parë, me konflikte dhe luftra në mes. 

Sot duke vizituar këtë panair, ku përveç prodhuesve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka nga vende të tjera, besoj se i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë, jo vetëm të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin por i kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë këtij rajoni të shohin një hapësirë të përbashkët që do të duheshin udhëtime të gjata për tu shikuar. Sot këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ky panair, edicioni i parë që zhvillohet këtu dhe synojmë ta lëvizim nga njëri kryeqytet do të nxisë edhe plot të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë. Potenciali është i madh, këto janë hapat e parë të rritjes. Ashtu sikundër eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, flas për bujqësinë janë rritur me 30% edhe me Maqedoninë e Veriut, pak më pak, por këtu. Kaq na mjafton ta çojmë përpara këtë nismë. Kjo është nismë që na takon ne njerëzve që punojmë. 

edi rama panairi i veres open balkan ne beograd

Sondazh

Poll