Politike

VD-Panairi në Beograd, Rama: Ballkani i Hapur është projekt paqeje, eksportet me Serbinë janë rritur me 30%

Kryeministri u shpreh se edicionet e tjera do të kalojnë edhe në kryeqytetet e tjera

1 Shtator 2022, 13:46 Nga f.g
VD-Panairi në Beograd, Rama: Ballkani i Hapur është projekt
Edi Rama

BEOGRAD- Kryeministri Edi Rama e quajti nismën "Ballkani i Hapur" më shumë se një projekt ekonomik. Në fjalën e tij nga Panairi i Verës që është zhvilluar në Beograd, Rama tha se nisma është një projekt për të jetuar në paqe. Kryeministri u shpreh se edicionet e tjera do të kalojnë edhe në kryeqytetet e tjera, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka një rritje të sipërfaqes që mbillet me vreshta, ku përmendi edhe rritjen e eksporteve me Serbinë. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Sot duke vizituar këtë panair, ku përveç prodhuesve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ka nga vende të tjera, besoj se i kemi dhënë mundësi prodhuesve tanë, jo vetëm të shkëmbejnë eksperienca me njëri-tjetrin por i kemi dhënë mundësi edhe tregtarëve të verës jashtë këtij rajoni të shohin një hapësirë të përbashkët që do të duheshin udhëtime të gjata për tu shikuar. Sot këtu janë 22 prodhuesë nga Shqipëria, ndërsa në Shqipëri, çdo vit rritet me 10% sipërfaqja e vreshtave. Ky panair, edicioni i parë që zhvillohet këtu dhe synojmë ta lëvizim nga njëri kryeqytet do të nxisë edhe plot të tjerë të përfshihen në këtë aktivitet. Ne kemi një vëllim tregtar nga afro 60 milionë në afro 100 milionë, 36 milionë euro më shumë se një vit më parë. Potenciali është i madh, këto janë hapat e parë të rritjes. Ashtu sikundër eksportet shqiptare me Serbinë janë rritur vitin e fundit, flas për bujqësinë janë rritur me 30% edhe me Maqedoninë e Veriut, pak më pak, por këtu. Kaq na mjafton ta çojmë përpara këtë nismë. Kjo është nismë që na takon ne njerëzve që punojmë. 

Të gjithë të rinjtë e të reja uroj ta pëlqejnë këtë rrugë të hapur, shumë më tepër se rrugët e mbyllura të të shkuarës, të kontribuojnë e ta çojnë këtë rrugë shumë më përpara. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që kontribuojnë në këtë panair. Fakti që jemi së bashku duhet të na bindë se Ballkani i Hapur është shumë më tepër se ekonomi, tregti e politikë. është një projekt bashkëjetese në paqe, një projekt bashkimi në paqe, të një vizioni për të ardhmen.

edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll