Politike

Vuçiç hap panairin në Beograd: Ballkani i Hapur ka sjellë veç gjëra të mira për shqiptarët e jo vetëm

Referuar kritikave për Open Balkan, Vuçiç tha se do ketë gjithmonë njerëz që do të kërkojnë 'gjilpërën në kashtë'.

1 Shtator 2022, 13:35 Nga F.M
Vuçiç hap panairin në Beograd: Ballkani i Hapur ka
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka hapur panairin e Kulturës në Beograd. Në fjalën e tij, Vuçiç tha se është krenar për çdo person që ka bashkëpunuar me të, kryeministrin Edi Rama e atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Referuar kritikave për Open Balkan, Vuçiç tha se do ketë gjithmonë njerëz që do të kërkojnë 'gjilpërën në kashtë'. Ai shtoi se Ballkani i Hapur do të punojë gjithmonë për shqiptarët, maqedonasit e serbët. 

"Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, duke qenë se e njoh, unë jam një verëdashës më i madh se këta dhe kam qenë në më shumë vende. Sot kemi diçka për të qenë krenarë. S’mund të jemi më mirë se kaq, ia dolëm ta bënim këtë gjë. Hapa të mëdhenj patjetër që do të vijnë më pas, kur lexoni në broshura kuptoni që ky event ësjhtë organizuar nga qeveria jonë. Nuk është burokratike dhe dua t’ju them që këtu janë investuar qindra emra, të cilët kanë kuptim për ne, pavarësisht se për publikun nuk kanë asnjë kuptim. Nuk kam parë asnjëherë panair më të bukur se ky. Dua të them dhe diçka mjaft personale, përpara se ta deklarojmë të hapur këtë panair, ideja jonë gjithmonë ka pasur kritika, ka pasur nga ata që kanë dashur të gjejnë gjilpërën në kashtë. Nuk mund të luftosh diçka që vjen natyrshëm, Ballkani i Hapur nuk i ka sjellë asgjë të keqe askujt, do të vijojmë të punojmë më fort. Do të punojmë për shqiptarët, maqedonasit e të gjithë qytetarët e Serbisë,"- tha Vuçiç ndër të tjera. 

open balkan ne beograd edi rama aleksander vucic

Sondazh

Poll