Politike

VD- Iu përshtatën gjatësisë së Ramës! Tekniku i ul mikrofonin Kovaçevskit, 'shkrihet' Vuçiç

Një teknik u shfaq në podium duke i ulur mikrofonat të cilat ishin më lart për shkak se para tij po mbante fjalimin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

1 Shtator 2022, 13:49 Nga A.B
VD- Iu përshtatën gjatësisë së Ramës! Tekniku i ul
Aleksander Vucic

BEOGRAD-Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski hasi një problem në momentin kur po mbante fjalimin e tij në Panairin e Kulturës në Beograd. Një teknik u shfaq në podium duke i ulur mikrofonat të cilat ishin më lart për shkak se para tij po mbante fjalimin kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. 

Mikrofonat iu ulën Kovaçevkit në përshtatje me gjatësinë e tij. Ky moment u shoqërua me të qeshura nga të pranishmit, ndërsa kamera fiksoi Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili nuk po mbante dot të qeshurën.  

open balkan ne beograd dimitar kovaçevski aleksander vucic

Sondazh

Poll