Politike

Kryetarët e grupeve! Berisha bën 'shpërndarjen', dërgon Topallin në Lezhë, Bylykbashin në Durrës

Sali Berisha caktoi në Lezhë Jozefina Topallin dhe në Durrës Oerd Bylykbashin.

1 Shtator 2022, 13:21 Nga A.B
Kryetarët e grupeve! Berisha bën 'shpërndarjen',
Mbledhja

TIRANË- Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u caktuan edhe kryetarët e grupeve të punë sipas qarqeve. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha caktoi në Lezhë Jozefina Topallin, në Durrës Oerd Bylykbashin e me radhë. 

Në Tiranë do të drejtojnë Belind Këlliçi, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Siç u bë e ditur dy deputetët që së fundi u pozicionuan krah Berishës janë Tomor Alizoti dhe Xhelal Mziu që do të drejtojnë grupet e punës përkatësisht në Berat dhe në Dibër.

KRYETARËT e grupeve të punës sipas qarqeve:

Qarku Kukës - Isuf Çela.
 
Qarku Dibër - Xhelal Mziu.
 
Qarku Shkodër - Bardh Spahia.
 
Qarku Lezhë - Jozefina Topalli.
 
Qarku Durrës - Oerd Bylykbashi.

Qarku Elbasan - Luçiano Boçi

Qarku Korçë - Edmond Spaho

Qarku Fier - Luan Baçi

Qarku Vlorë - Bujar Leskaj

Qarku Gjirokastër - Tritan Shehu

Qarku Tiranë i ndarë në 5 zona.
 
Zona 1 – Kryetar Grupi Edi Paloka dhe përfshin degët 1, 2, 3, 4
 
Zona 2 - Kryetar Grupi Agron Shehaj dhe përfshin degët 5,7,12
 
Zona 3 - Kryetar Grupi Belind Këlliçi dhe përfshin degët 6,13,14,15,16 
 
Zona 4 - Kryetare Grupi Albana Vokshi dhe përfshin deget 8, 9,10,11.
 
Zona 5 - Kryetar Grupi Flamur Noka dhe përfshin degët, Kamëz, Paskuqan, Vorë , Kavajë dhe Rrogozhinë

partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll