Politike

EMRAT/ Zbulohen dy deputetët e PD-së që do i bashkohen grupit të Berishës

Mziu është zgjedhur kryetar grupi i punës për qarkun e Dibrës ndërsa Alizoti për qarkun e Beratit.

1 Shtator 2022, 13:06 Nga A.B
EMRAT/ Zbulohen dy deputetët e PD-së që do i bashkohen grupit
Partia Demokratike

TIRANË- Xhelal Mziu dhe Tomorr Alizoti janë dy deputetët e Partisë Demokratike që do i bashkohen grupit të kryedemokratit Sali Berisha. Mësohet se Mziut dhe Alizotit iu janë dhënë edhe funksionet përkatëse.

Mziu është zgjedhur kryetar grupi i punës për qarkun e Dibrës ndërsa Alizoti për qarkun e Beratit.

Këto dy deputetë janë në listën e personave që nuk u paraqitën mbrëmjen e djeshme në darkën e thirrur nga deputeti Lefter Gështenja. Në atë mbledhje, deputetët kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit të PD-së.

partia demokratike sali berisha xhelal mziu tomorr alizoti darka e lefter geshtenjes

Sondazh

Poll