Politike

VD-Ardi Veliu në krye të AMP/ Berisha: Në shkelje të ligjit, s'i lejohen poste të tilla

Berisha shtoi se sipas ligjit, një ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nuk mund të mbajë këto poste drejtuese.

1 Shtator 2022, 12:55 Nga F.M
VD-Ardi Veliu në krye të AMP/ Berisha: Në shkelje të ligjit,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendosjen e Ardi Veliu në krye të Agjencisë së Mbrojtjes Policore. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e kryesisë së PD-së, Berisha tha se ky emërim është bërë në shkelje të ligjit. Berisha shtoi se sipas ligjit, një ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, nuk mund të mbajë këto poste drejtuese. 

"Në krye të Policisë së Shtetit erdhi famëkeqi e famozi Ardi Veliu. Ai është emruar në krye të agjencisë Policore në shkelje të ligjit sepse nuk lejohet që një ish-drejtor policie të emërohet më në detyra të tilla. Të gjitha këto levizje tregojnë se lëvizja popullore është rruga e vetme e zgjidhjes,"- tha Berisha ndër të tjera. 

sali berisha berisha mbledh kryesine e pd 1 shtator 2

Sondazh

Poll