Politike

VD-Berisha: Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme do të jetë shkatërrimi i Ramës

Berisha tha se qytetarët kanë pritshmëri shumë të larta nga PD.

1 Shtator 2022, 12:53 Nga F.M
VD-Berisha: Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme do të jetë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Në fjalën e mbajtur në Kryesinë e Partisë Demokratike, Berisha tha se qytetarët kanë pritshmëri shumë të larta nga PD. Ai u shpreh se protesta e gjatë dhe e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë.

“Ata presin veprimet e frontit për shpëtimin e Shqipërisë dhe ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u dalë zot dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë. Protesta e gjatë dhe e qëndrueshme, shkatërrimtare për këtë regjim, është jetike dhe vendimtare për të ecur në rrugën e demokracisë,"- tha Berisha. 

sali berisha berisha mbledh kryesine e pd 1 shtator 2

Sondazh

Poll