Politike

VD-Sulmet ndaj Bullgarisë, Berisha: Ramën ta padisin e t'i kërkojnë testin e drogës

Ai shton se autoritetet bullgare kanë të drejtë ta padisin Ramën e të kërkojnë të bëjë testin e drogës. 

1 Shtator 2022, 12:50 Nga F.M
VD-Sulmet ndaj Bullgarisë, Berisha: Ramën ta padisin e t'i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar përplasjen mes kryeministrit Edi Rama e Bullgarisë. Në takim me kryesinë e PD-së, Berisha tha se i kërkon ndjesë Bullgarisë për sulmet e bëra nga Rama. Ai shton se autoritetet bullgare kanë të drejtë ta padisin Ramën e të kërkojnë të bëjë testin e drogës. 

"I Kërkoj ndjesë edhe njëherë Bullgarisë për këtë sulm. I bëj thirrje Bullgarisë që ta hedhë në gjyq sepse është shpifës, por të kërkojnë testin e drogës. Nuk mund t'i lejojë vetes që për arsye narkotike të sulmojë një vend mik. Të gjitha këto janë zhvillime që rrisin shumë pritshmërinë ndaj partisë Demokratike,"- tha Berisha. 

sali berisha berisha mbledh kryesine e pd 1 shtator 2

Sondazh

Poll