Politike

VD-Berisha: Nano nuk iku se ishte i sinqertë por se ishte naiv

Sipas Berishës, Nano ishte naiv dhe nuk e kuptoi rolin që duhet të mbante.

1 Shtator 2022, 12:46 Nga f.g
VD-Berisha: Nano nuk iku se ishte i sinqertë por se ishte naiv
Sali Berisha

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së Shtetit dhe tha se ishte për shkak të naivitetit. Berisha tha se në skemë u përfshi Nano pas kapjes së 2.2 tonëve drogë në Itali që sipas tij lidheshin me ministrin, por që sipas Berishës, Nano ishte naiv dhe nuk e kuptoi.

‘Vetëm zhvillimet e djeshme janë në dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiov evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë po r e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot.’- tha Berisha.  

sali berisha largohet gledis nano

Sondazh

Poll