Politike

VD-Ago u shkarkua! Berisha: Ishte formal, në krye të agjencisë kundër pastrimit të krimit vjen militanti i thekur

Ai shtoi se personi që do të vendoset do të bëjë që Agjencia në fjalë të funksionojë për mbrojtjen e parave të krimit. 

1 Shtator 2022, 12:41 Nga F.M
VD-Ago u shkarkua! Berisha: Ishte formal, në krye të agjencisë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Drejtoreshës së Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Në fjalën e mbajtur në kryesinë e Partisë Demokratike, Berisha tha se Ago u largua për t'i lënë vendin një militanti të Partisë Socialiste. Ai shtoi se personi që do të vendoset do të bëjë që Agjencia në fjalë të funksionojë për mbrojtjen e parave të krimit. 

"Doli, pra nuk është se Nano po bënte ndonjë luftë efikase por pak naivitetin dhe jo sinqeritetin, se nuk ishte i sinqertë ai, por pak naivitetin që këto të mos i mbulojë. Iku, por kush iku tjetër me të, edhe Drejtorja e Agjencisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave. Ishte një emër formal në atë detyrë, zonja Ago, por iku. Do vijë një militant i thekur i PS-së në mënyrë që ajgnecia të bëhet në agjencinë e mbrojtjes së parave të krimit. Në një kohë kur Shqipëria ëhstë cilësuar si qendra operacionale e krimit, në një kohë kur në Tiranë mbijnë si kërpudha kullat gjigantë të ngritura mbi kokainën, heroinën e kanabisin që kanë marrë erë në të gjithë botën. Një pas tjetrës dhe tani millitant Koçi merr detyrë,"- tha Berisha. 

sali berisha berisha mbledh kryesine e pd 1 shtator 2

Sondazh

Poll