Bota

“Gjithçka në rregull, super”, serbët në kufi mirëpresin zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Zbatimin e marrëveshjes për dokumentat e udhëtimit e kanë mirëpritur edhe qytetarët serbë të cilët kaluan pas mesnatës nëpër pikën kufitare në Merdar. Futbollisti serb Milan Joksimoviç tha se marrëveshja për dokumentat është e mirë për qarkullimin e lirë të njerëzve. 

1 Shtator 2022, 08:13 Nga s.s
“Gjithçka në rregull, super”, serbët në kufi
Targa Serbe

KOSOVË- Këtë mesnatë ka nisur zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë edhe për çështjen e targave. Ky ishte një vendim i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovë, që ndalon përdorimin e targave serbe që mbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Zbatimin e marrëveshjes për dokumentat e udhëtimit e kanë mirëpritur edhe qytetarët serbë të cilët kaluan pas mesnatës nëpër pikën kufitare në Merdar. Futbollisti serb Milan Joksimoviç tha se marrëveshja për dokumentat është e mirë për qarkullimin e lirë të njerëzve. “Mendoj se është e mirë. Populli të qarkullojë i lirë, çfarë tjetër”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër që erdhi nga Serbia, Dejan Niçiç theksoi se sjellja e policëve zyrtarë ishte e shkëlqyeshme nga pala kosovare.

“Gjithçka është mirë, nuk kam çfarë të them tjetër. Gjithçka është në rregull, super. Është mirë për të gjithë ne të lëvizim normalisht. Nuk kam tjetër çfarë të shtoj”, tha ai.

Komandanti i stacionit policor në Podujevë, togeri Fehat Gashi tha për KosovaPress se marrëveshja për dokumentat është duke u zbatuar 100%. Sipas tij pala serbe dhe ajo kosovare nuk kanë lëshuar dokumenta shtesë të udhëtimit. Ujdia mes Kosovës dhe Serbisë është arritur të shtunën e kaluar.

marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll