Bota

'Ndrangheta'/ Operacion blic në Cosenza, mbi 200 arrestime, mes tyre edhe kryetari i komunës

Personat e ndaluar dyshohet se janë përfshirë në klane të ndryshme mafioze që veprojnë në qytet.

1 Shtator 2022, 08:08 Nga A.B
'Ndrangheta'/ Operacion blic në Cosenza, mbi 200 arrestime, mes
Policia

ITALI- Dita e operacionit 'blic' në Itali. Muaji shtator nis në mënyrën më të keqe për krimin e Kozencës. Nga ora 4 e mëngjesit, po zhvillohet një operacion policor në Catanzaro, e koordinuar nga kryeprokurori Nicola Gratteri, kundër 'Ndrangheta-s së Kozencës. Janë kryer 202 arrestime ndërsa 254 persona janë nën hetim.

Operacionet kryhen nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Kozencës, të Skuadrave Lëvizëse të Shtabit të Policisë së Kozencës dhe Catanzaros, të Shërbimit Qendror Operativ të Romës dhe të financuesve të Komandës Provinciale të Kozencës. 

Mediat italiane raportojnë se personat e ndaluar dyshohet se janë përfshirë në klane të ndryshme mafioze që veprojnë në qytet. Mes personave të arrestuar është edhe kryetari i komunës Rende, Marcello Manna, i cili përfundoi në arrest shtëpiak, për korrupsion të dyshuar politiko-elektoral, që daton që nga zgjedhjet komunale të vitit 2019. Përveç Campagnano janë edhe anëtarë të tjerë të administratës komunale të hetuar, si Pino Munno, këshilltar.

Nën hetim është dhe administratori aktual i bashkisë së Kozencës, Francesco De Cicco. Në hetim është regjistruar edhe avokati i njohur, Paolo Pisani.

Burimi:Raineës.it

marcello manna operacion ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll