Bota

Zbardhet biseda telefonike e Biden me kryeministrin e Izraelit, presidenti: S'do ta lejojmë kurrë Teheranin të…

Gjatë bisedës, e cila u zbardh nga "Shtëpia e bardhë", presidenti nënvizoi angazhimin e SHBA-së për të mos lejuar kurrë që Irani të marrë një armë bërthamore.

31 Gusht 2022, 22:36 Nga k.m.
Zbardhet biseda telefonike e Biden me kryeministrin e Izraelit, presidenti:
Joe Biden dhe Yair Lapid

SHBA- Presidenti Joe Biden foli sot me kryeministrin Yair Lapid të Izraelit për t'u konsultuar mbi sfidat e sigurisë globale dhe rajonale, duke përfshirë kërcënimet e paraqitura nga Irani.

Gjatë bisedës, e cila u zbardh nga "Shtëpia e bardhë", presidenti nënvizoi angazhimin e SHBA-së për të mos lejuar kurrë që Irani të marrë një armë bërthamore.

Presidenti shprehu vlerësimin për pritjen e ngrohtë gjatë udhëtimit të korrikut në Izrael, një vizitë që ilustroi lidhjet dhe miqësinë e pathyeshme mes dy vendeve, ndërsa theksoi gjithashtu rëndësinë e përfundimit të negociatave për kufijtë detarë midis Izraelit dhe Libanit në javët e ardhshme.

Për më shumë se një vit, Irani është duke negociuar me Britaninë, Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Kinën, në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe me Shtetet e Bashkuara, në mënyrë indirekte, me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes.

Negociatorët është thënë se kanë qenë afër arritjes së marrëveshjes në muajin mars, mirëpo bisedimet janë bllokuar papritur në muajin prill, pasi Teherani dhe Uashingtoni kanë fajësuar njëri-tjetrin se nuk kanë bërë zotime të mjaftueshme politike për zgjidhje të çështjeve të kontestueshme.

Testimi i raketës ruse ndërkontinentale, Sarmat. Moska thotë se kjo raketë mund të bartë mbi dhjetë koka bërthamore.

Në fillim të muajit qershor, Teherani ka thënë se ka nisur të largojë 27 kamera vëzhgimi nga zonat bërthamore që ka në Iran, duke kufizuar edhe më shumë mundësitë e Perëndimit që të vëzhgojë programin bërthamor të këtij shteti.

joe biden yair lapid marrëveshja bërthamore me iranin

Sondazh

Poll