Bota

Nis sot procedura e konvertimit të targave serbe për qytetarët që hyjnë në Kosovë

Nga dita e sotme ndalohet hyrja në Kosovë me targa serbe. Targat që do të ndalohen për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia janë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë lëshuar nga 10 qershori i vitit 1999 e deri më 21 prill të vitit 2022.

1 Shtator 2022, 07:32 Nga s.s
Nis sot procedura e konvertimit të targave serbe për qytetarët
Targa Serbe

KOSOVË- Këtë mesnatë ka nisur zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë edhe për çështjen e targave. Ky ishte një vendim i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovë, që ndalon përdorimin e targave serbe që mbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Targat që do të ndalohen për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia janë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë lëshuar nga 10 qershori i vitit 1999 e deri më 21 prill të vitit 2022.

Atyre do t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS. Pronarëve të këtyre targave, qeveria u ka thënë afat dy muaj, që t’i marrin targat RKS, që lëshohen nga Qeveria e Kosovës. 

Fillimisht reciprociteti i targave, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës të 29 korrikut, duhet të hynte në fuqi më 1 gusht por pas disa situatave të tensionuara në pikat kufitare u shty me 1 muaj. Ndërkohë më 27 gusht kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan në Bruksel ku dhe u arrit marrëveshja për reciprocitetin e dokumenteve por jo për targat. Qeveria e Kosovës vendosi që duke filluar nga 1 shtatori për dy muaj të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në territorin e saj duhet të konvertojnë targat e tyre.

kosove targa serbi marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll