Bota

VIDEO/ Tragjike në SHBA, nëna ushqen foshnjën me dietë strikte vegane duke i shkaktuar vdekjen! Babai abuzoi seksualisht

"Makthi" i foshnjës nuk mbaroi me kaq. Babai i Ryan, Patrick O'Leary dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Ai mbetet në burg në pritje të gjyqit duke u përballur me të njëjtat akuza.

31 Gusht 2022, 21:47 Nga e.k
VIDEO/ Tragjike në SHBA, nëna ushqen foshnjën me dietë
Sheila O'Leary

SHBA- Sheila O'Leary një 36-vjeçare nga Florida u dënua me burgim të përjetshëm për vdekjen e foshnjës së saj 18 muajshe nga uria në shtator 2019. Ndërsa babai i foshnjës dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja tronditëse ndodhi rreth tre vjet më parë, kur nëna vegane 38-vjeçare nënshtroi ndaj fëmijës 18-muajsh një dietë strikte vegane duke i shkaktuar vdekjen nga uria. Sipas njoftimit të policisë, djali për shkak të kequshqyerjes peshonte tetë kilogramë dhe ishte sa një fëmijë shtatë muajsh!

Nëna 38-vjeçare u dënua në qershor për gjithsej gjashtë akuza: vrasje të shkallës së parë, abuzim të rëndë të fëmijëve, vrasje nga pakujdesia dhe dy akuza për neglizhencë të një të mituri.

"Makthi" i foshnjës nuk mbaroi me kaq. Babai i Ryan, Patrick O'Leary dyshohet se ka abuzuar seksualisht me fëmijën. Ai mbetet në burg në pritje të gjyqit duke u përballur me të njëjtat akuza.

Çifti kishte dy fëmijë të tjerë, tre dhe pesë vjeç, të cilët ishin gjithashtu të kequshqyer, sipas hetuesve. 

38-vjeçarja kishte edhe një fëmijë të katërt 11 vjeç kujdestarinë e të cilit e kishte marrë babai i tij biologjik disa vite më parë.

shba patrick o\\\\\\\'leary sheila o\\\\\\\'leary

Sondazh

Poll