Bota

Energjia në Kosovë, Zanfina Ismaili: Po zhvendosem në Shqipëri, atje nuk fiken dritat çdo 3 orë

Kosova ditët e fundit ka probleme me energjinë elektrike. Së fundmi, këngëtarja Zanfina Ismaili ka reaguar së fundmi duke ironizuar situatën që po ndodh në Kosovë.

1 Shtator 2022, 07:10 Nga s.s
Energjia në Kosovë, Zanfina Ismaili: Po zhvendosem në
Zanfina Ismaili

KOSOVË- Zanfina Ismaili është një ndër këngëtaret më të famshme në Shqipëri dhe jashtë saj. Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila poston foto dhe video nga jeta e saj personale. Kosova ditët e fundit ka probleme me energjinë elektrike. Së fundi, në Instagram ajo ka postuar një foto të pasaportës së saj shqiptare duke ironizuar situatën aktuale.

Ajo postoi një foto të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Ismaili në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu njëherësh të ditur se zotëron nështetësi shqiptare.

Energjia në Kosovë, Zanfina Ismaili: Po zhvendosem në
Postimi i Zanfina Ismaili

Zanfina është larguar nga muzika prej disa vitesh dhe aktualisht punon në një emision, në një nga radiot e Kosovës. 

zanfina ismaili kosove energji elektrike

Sondazh

Poll