Politike

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave, zëvendësohet nga ish-deputeti i PS

Gjithashtu Ervin Koçii nuk është një emër i panjohur në radhët e së majtës pasi më herët ka mbajtur detyrën e deputetit të PS për Qarkun e Fierit, mandat që e ndërpreu për të marrë drejtimin e AMF-së (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) 

31 Gusht 2022, 20:08 Nga e.k
Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave,
Iris Ago dhe Ervin Koçi

TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit të Parave, Iris Ago, është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë. Në vend të saj është emëruar Ervin Koçi. Kujtojmë se Iris Ago më herët ka mbajtur detyrën e këshilltares së ministres së Financave. Gjithashtu ajo ka mbajtur dhe detyra të tjera në drejtoritë në varësi të ministrisë së Financave si Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ( Gusht 2020- Nëntor 2021) si dhe ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Shkurt 2017- Korrik 2020).

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave,
Iris Ago

Gjithashtu Ervin Koçi nuk është një emër i panjohur në radhët e së majtës pasi më herët ka mbajtur detyrën e deputetit të PS për Qarkun e Fierit, mandat që e ndërpreu për të marrë drejtimin e AMF-së (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) 

Lirohet nga detyra Drejtoresha e Pastrimit të Parave,
Ervin Koçi

VENDIMI

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Iris Ago, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ervin Koçi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Ditën e sotme ka pasur lëvizje edhe në institucione të tjera. Ashtu siç e paralajmëroi Dosja.al, është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Për këtë vendim, ministri Çuçi u shpreh para mediave se Nano është shkarkuar me vendim të qeverisë, me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat. Në vendin e tij, deri në emërimin e një drejtori të ri, do të jetë i komanduar nëndrejtori, Tonin Vocaj. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, kryeministri ka prezantuar zv.drejtorin e ri të SHISH, Olian Kanushi i cili për pak kohë do të duhet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual të SHISH-it, Helidon Bendo. Ky i fundit ka rreth 2 muaj që është në SHBA, ku ka nisur një intership 1-vjeçar për specializim. Duke qenë se nuk ndodhet në vend, Bendo nuk do ushtrojë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm edhe për të paktën 10 muaj të tjerë. Kujtojmë se Kanushi më herët ka mbajtur postin e këshilltarit të Ramës për sigurinë. Sakaq, sot janë shkarkuar nga detyra edhe 2 zv.ministrat, ajo e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici dhe zv. ministri i Infrastrukturës Ardi Veliu. Bici është rikthyer në Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit, ndërsa Veliu do drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Po ashtu ditën e sotme është liruar nga detyra dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Iris Ago. Në vend të saj në këtë post është emëruar Ervin Koçi i cili ka mbajtur detyrën e deputetit të Partisë Socialiste.

ervin koçi iris ago

Sondazh

Poll