Politike

BE ndalon dhënien e vizave për shtetasit rusë, Borrell: Ky është vendimi i marrë në Çeki

Marrëveshja Rusi për lehtësimin e vizave është anuluar plotësisht, por ende nuk ka një dokument zyrtar. 

31 Gusht 2022, 15:30 Nga F.M
BE ndalon dhënien e vizave për shtetasit rusë, Borrell: Ky
Josep Borrell

TIRANË- Shefi i politikës së jashtme për Evropën, Josep Borrell ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka ndaluar dhënien e vizave për të gjithë shtetasit rusë. Në një postim në rrjetet sociale, Borrell shkruan se ky është përfundimi i takimit të mbajtur me ministrat e jashtëm të BE-së në Çeki. Marrëveshja Rusi për lehtësimin e vizave është anuluar plotësisht, por ende nuk ka një dokument zyrtar. 

"Ne kemi parë një rritje të konsiderueshme të kalimeve kufitare nga Rusia në shtetet fqinje. Ky po bëhet një rrezik sigurie. Prandaj ne jemi dakord sot me Ministrat e Jashtëm të BE-së për pezullimin e plotë të marrëveshjes BE-Rusi për lehtësimin e vizave,"- shkruan Borrell në postim.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u mblodhën dje dhe sot në Pragë për një takim jozyrtar për të diskutuar për Rusinë dhe luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në sigurinë e shteteve anëtare të BE-së. Në takimin në kryeqytetin çek morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të OKB-së, NATO-s dhe Parlamentit Evropian. Takimi pritet të trajtojë çështjen e rritjes së prodhimit të armëve, trajnimit të ukrainasve dhe mundësinë e ndalimit të vizave turistike për shtetasit rusë.

josep borrell

Sondazh

Poll