Politike

Rritja e pagave në Teatrin Kombëtar dhe shkarkimet tek 'Eksperimentali', Margariti e prerë: Jo afate! Qeveria përballë krizës

Margariti foli dhe sa i përket situatës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku artistë si Ermira Hysa, Ardiana Tolka, Endri Çela e disa të tjerë, janë lënë të paangazhuar thuajse gjatë gjithë mandatit si drejtor të regjisorit Altin Basha. Kanë qenë vetë artistët që i kanë bërë me dije situatën Ministrisë së Kulturës që në fillim të këtij viti.

31 Gusht 2022, 17:39 Nga e.k
Rritja e pagave në Teatrin Kombëtar dhe shkarkimet tek
Elva Margariti

TIRANË- Sot ishte afati i fundit që disa artistë të Teatrit Kombëtar i lanë kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margaritit për rishikimin e pagave të tyre. Si përgjigje për kërkesat e tyre të bëra në letrën e datës 18 korrik drejtuar minsitrisë së Kultures, minstrja ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Sindikatës së Artistëve dhe ka shpjeguar se çfarë pritet të ndodhë më tej.

“Çdo dy javë secili prej drejtuesve të institucionit, bën takime të dedikuara në Ministrinë e Kulturës dhe e dimë që kjo ëhstë një problematik e përbashkët. Patjetër do ta çojmë përpara dhe do të kërkojmë që të jetë e mirëadresuar dhe në kohën e duhur. Sot Qeveria shqiptare po punon fort që të përballet me krizën energjitike dhe nuk mund të nisemi thjesht nga egoja personale, ku çdokush prej nesh, qoftë drejtues  institucioni a punonjës i thjeshtë i administratës apo artistë institucioni, vepron duke vendosur afate përpara një shtëpie të madhe që është qeveria shqiptare”, tha ministrja.

Margariti foli dhe sa i përket situatës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku artistë si Ermira Hysa, Ardiana Tolka, Endri Çela e disa të tjerë, janë lënë të paangazhuar thuajse gjatë gjithë mandatit si drejtor të regjisorit Altin Basha. Kanë qenë vetë artistët që i kanë bërë me dije situatën Ministrisë së Kulturës që në fillim të këtij viti.

“Si Teatri Eksperimental, ashtu edhe Teatri Kombëtar, mendoj se kanë nevojë që angazhimi i artistëve të fillojë të ketë format e duhura jo vetëm të një page të administratës po edhe për përfshirje në projekte. Janë aktorët ata që mund të jenë të angazhuar edhe në më shumë projekte edhe jashtë institucioneve, Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, kështu që ka qenë një kërkesë të cilën e kemi shtruar me të dy drejtorët për të parë me sa më shumë efikasitet këtë elementin e kontratës së përhershme brenda një institucioni, besoj lidhet edhe me zhanrin e këtij institucioni”, shtoi Margariti.

Situata në Teatrin Esperimental mbetet e paqartë pas largimit të mëhershëm të Mateo Dervishajt! Ndërkohë gjatë këtyre ditëve Hysa është pushuar nga puna, ndërsa të tjerë aktorë e kanë të pasigurtë situatën e tyre.

elva margariti teatri eksperimental teatri kombetar

Sondazh

Poll