Politike

Takimi i radhës më 2 shtator, Hungaria dhe Turqia do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur në Beograd

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, do të kryesojnë një samit të nismës së Ballkanit të Hapur në Beograd të premten, më 2 shtator.

31 Gusht 2022, 18:19 Nga I.A
Takimi i radhës më 2 shtator, Hungaria dhe Turqia do të marrin
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Dimitar Kovaçevski

SERBI- Në takimin e radhës së inciativës Open Balkan do të marrin pjesë përfaqësues nga Turqia si dhe Hungaria. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovacevski, do të kryesojnë një samit të nismës së Ballkanit të Hapur në Beograd të premten, më 2 shtator.

Tajung shkruan se në samitin që do të mbahet në Pallatin e Serbisë do të marrin pjesë edhe kryeministri malazes Dritan Abazovic, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Zoran Tegeltija, ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto dhe Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Axhenda:

Ceremonia e hapjes, që do të trajtohet nga drejtuesit e Open Balkan, është planifikuar për në orën 10:00. Në orën 11:00, ata do të takohen me përfaqësues të institucioneve të ngarkuara me tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës Open Balkan. Nga ora 12:00 deri në 13:00, drejtuesit do të takohen me përfaqësues të grupeve të krizës të nismës për furnizimin me ushqime dhe energji. Nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe dhe një konferencë e përbashkët për shtyp janë planifikuar për në orën 13:00.

open balkan edi rama aleksandar vuçiç dimitar kovacevski

Sondazh

Poll