Politike

Përdhunimi i 11-vjeçares, Meta: Autorët të ndëshkohen, krimi ska vend në shoqëritë tona

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i bashkohet kërkesës legjitime në lidhje me ndëshkimin e autorëve.

31 Gusht 2022, 17:52 Nga I.A
Përdhunimi i 11-vjeçares, Meta: Autorët të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është solidarizuar me protestën për përdhunimin e 11-vjeçares në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se i bashkohet kërkesës legjitime në lidhje me ndëshkimin e autorëve. Po ashtu, Meta shkruan se krimi nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona. 

Postimi i Plotë:

Mbështes dhe solidarizohem plotësisht me protestën 'Solidaritet me Prishtinën' e thirrur sot në Tiranë, në ora 18:30, në sheshin "Nënë Tereza" për mbrojtjen nga dhuna patriarkale të vajzave, grave dhe nënave shqiptare. Duke ju bashkuar kërkesës legjitime për ndëshkimin më shembullor të autorëve që dhunuan vogëlushen 11-vjeçare në Prishtinë, akt i rëndë që tronditi mbarë shoqërinë shqiptare, si dhe duke shprehur të gjithë mbështetjen time për të dhe familjen e saj, solidarizohem sot me thirrjen për të reaguar fuqimisht ndaj një krimi që nuk duhet të gjejë vend në shoqëritë tona.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra, mes tyre 3 të mitur, kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare për 7 orë në një nga parqet e kryeqytetit. Katër nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Dje u arrestua dhe i pesti, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri.

ilir meta perdhunohet 11-vjecarja ne kosove protesta per perdhunimin e 11-vjecares

Sondazh

Poll